image PSD aksion te Qeveria para takimit Kurti - Vuçiq në Bruksel

Politikë

PSD aksion te Qeveria para takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel

news image

Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Ky aksion simbolik pritet të zhvillohet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00.

Lajmi është bërë i ditur nga PSD me anë të një komunikate për media.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

/GazetaSinjali/