image PS zgjedh sot presidentin e ri të Shqipërisë

Shqipëri

PS zgjedh sot presidentin e ri të Shqipërisë

news image

Socialistët do të zgjedhin sot emrin që do të propozojnë për president të ri të Republikës së Shqipërisë.

Në orën 17:00 do të mblidhet kryesia për të diskutuar emrat e mundshëm që do të shkojnë një ditë më pas në votim.

Klan News mëson se deri më tani janë përzgjedhur 10 emra potencialë, por vetëm një prej tyre do të zgjidhet nga kryesia e socialistëve.

Pritet që kryesocialisti Rama të bëjë publik emrin e zgjedhur pas mbledhjes në selinë rozë. Ndërkohë, një ditë më pas do të zhvillohet raundi i katërt i votimeve dhe ku pritet të ketë një emër për kreun e ri të shtetit.

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat socialistët të vetëm mund t’i sigurojnë. Deputetët e PD, të grupit të Enkelejd Alibeajt kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën plenare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, pas prishjes së marrëveshjes me PS, për të zgjedhur një emër konsensual.

/GazetaSinjali/