image PS fiton Bashkinë e Vorës - Sinjali

PS fiton Bashkinë e Vorës

news image

Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të mbajtura këtë të diel.

Shera mori në total 7530 vota, duke u renditur i pari në garën me tre kandidatë. Lulzim Vrana, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, mori 2589 vota, ndërsa Ymer Marku, i Partisë Demokratike mori vetëm 687 vota, shkruan A2CNN.

Sipas KQZ, 290 votues kanë zgjedhur opsionin për të mos votuar asnjë kandidat në Vorë. Rezultati i kësaj bashkie doli në kohë rekord, për shkak se votimi aty ishte elektronik.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin