Protestuesit serbë po vazhdojnë protestën e tyre në ditën e katërt që nga vendosja e reciprocitetit me targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
RTV Dukagjini ka postuar disa fotografi nga ura kryesore që të shpie për në pikën kufitare në Bërnjak, ku kanë shkruar se protestuesit kanë barikaduar këtë urë.
Sipas tyre krahas protestuesve edhe njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë afër asaj ure. /Gazeta Sinjali/