Protestuesit të cilët po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Kodian Rasha nga polici, janë zhvendosur te Kryeministria në Tiranë, pasi qëndruan rreth një orë para objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Derisa po qëndronin aty, disa nga protestuesit kanë tentuar që ta rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve, të vendosur anash Kryeministrisë.
Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka, por protestuesit janë ndaluar dhe pema nuk është djegur plotësisht.
Sipas mediave në Shqipëri, nga ana e policisë nuk ka pasur rezistencë për t’i penguar protestuesit./Gazeta Sinjali/