image Protestuesit mbërrijnë para Shtëpisë së Bardhë, Uashingtoni merr flakë

Botë

Protestuesit mbërrijnë para Shtëpisë së Bardhë, Uashingtoni merr flakë

news image

Protestuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur pranë Shtëpisë së Bardhë, duke ngritur zërin kundër racizmit pas vdekjes së George Floyd nga zyrtari policor.

Ata shihet duke protestuar para rrethojave të Shtëpisë së Bardhë, nën mbikëqyrjen e shumë trupave të policisë.

Gjithashtu, raportohet se presidenti Donald Trump, është futur në bunkerin e tij, pasi që para rezidencës vendi ka marrë flakë nga protestuesit.

Ndërkaq, ditë më parë, presidenti Trump ka paralajmëruar se nëse protestuesit kalojnë rrethojat e rezidencës, ai do të veprojë duke u përgjigjur me qen e plumba./ Gazeta Sinjali/