image Protestojnë prindërit e nxënësve në veri, kjo është arsyeja

Sociale

Protestojnë prindërit e nxënësve në veri, kjo është arsyeja

news image

Në veri të Mitrovicës para shkollës “Branko Radiçeviq” këtë mëngjes u mbajt një protestë nga prindërit, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi rreth vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit në Serbi që të mos shkohet në shkollat, ku mësojnë nxënësit serbë dhe orët të zhvillohen online.

Prindërit kanë pyetur se sipas cilit dokument është marrë vendimi për të mos i dërguar fëmijët e tyre në shkollë më 1 shtator, “duke pretenduar se veriu i Kosovës nuk është në zonën e kuqe sipas numrit të të infektuarve”.

Tubimi, në të cilin morën pjesë rreth 20 prindër, siç u njoftua për mediat një ditë më parë, filloi sot në orën 9:00 para mëngjesit, raporton Kossev.

Ata erdhën me qëllim që të flisnin me autoritetet.

Në të njëjtën kohë, ata kërkuan nga drejtuesi i kësaj shkolle që t’i dërgoj një letër zyrtare Ministrisë së Arsimit në Serbi dhe t’i informoj ata për të dhënat e sakta të të infektuarve në Kosovë dhe të përcjell reagimin e prindërve.

Ata kanë paralajmëruar protestë edhe për nesër ku pritet t’i marrin edhe fëmijët./GazetaSinjali/