image Protestohet për vrasjen e gruas nga Llausha, kërkohet shkarkimi i komandantit të Policisë e prokurores

Sociale

Protestohet për vrasjen e gruas nga Llausha, kërkohet shkarkimi i komandantit të Policisë e prokurores

news image

OJQ “Gratë Intelektuale të Drenicës” ka protestuar pas vrasjes së Lirije Qerimajt nga bashkëshorti në Llaushë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj për të vazhduar para Gjykatës e më pas Stacionit të Policisë në këtë komunë, duke thirrur “Boll më, edhe sa vrasje”, “Duam siguri”, “Qyteti është i joni, shtëpia është e jona”; “Ku me u ankua ne, deri kur vrasje”; “Qoftë e fundit kjo vrasje; “Mos i vrisni nënat tona, mos i vrisni motrat, mos i vrisni nuset”.

Sevdije Hoxha, kryetare e Grave Intelektuale të Drenicës, aktiviste për të drejtat e grave, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e Lirije Qerimajt.

Bahtije Sejdiu, kryetare e Federatës së pensionisteve, tha se të vrasësh një grua nuk është trimëri.

Masa rigoroze nga institucionet ka kërkuar ajo për trajtimin e këtyre rasteve.

“Mos t’i lëmë fëmijë jetimë, mos t’i shkatërrojnë familjet, dashtë Zoti që mos të përsëritet asnjë vrasje tjetër. Të vrasësh gruan nuk është trimëri”.

/GazetaSinjali/