image Protestohet kundër masave antiCOVID-19 dhe vaksinave, policia në Bruksel përdorë ujë e gaz lotsjellës - Sinjali

Protestohet kundër masave antiCOVID-19 dhe vaksinave, policia në Bruksel përdorë ujë e gaz lotsjellës

news image

Në kryeqytetet evropiane po zhvillohen protesta të ashpra kundër vaksinimit dhe izolimeve të COVID-19. Mes tyre është edhe Brukseli, ku policia po përdor gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion ndaj protestuesve paqësorë dhe të dhunshëm të qytetit.

Belgjika është një nga disa shtete ku autoritetet kanë ashpërsuar masat arbitrare të vaksinimit dhe izolimeve të të pavaksinuarve, të cilat janë quajtur anti-kushtetuese dhe diktatoriale nga protestuesit.

Edhe në Bruksel ashtu si më herët në Roterdam të Holandës dhe disa qytete të tjera, pati persona të plagosur, dyqane dhe makina policie të djegura nga trazirat.

Te shtunën në Roterdam të paktën dy protestues u plagosen me armë nga policia holandeze. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: