image “Protestën nuk ua ndalojmë…”/ Polici kosovar iu flet shqip protestuesve serb - Sinjali

“Protestën nuk ua ndalojmë…”/ Polici kosovar iu flet shqip protestuesve serb

news image

Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat.

E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

Njëri nga pjesëtarët e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu lirua. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin