Para objektit të universitetit privat UBT është mbajtur protestë nga disa studentë, të cilët kanë kërkuar shërbime falas, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo për këtë çështje, Sinjali ka kontaktuar me vetë institucionin, të cilët kanë dhënë detaje rreth kësaj proteste.
Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri ka thënë se studentët kanë kërkuar të marrin një shërbim ekstra por pa kryer pagesa.
“Studentët kanë shprehur një qëndrim që të marrim shërbime ekstra por pa realizuar detyrime financiare dhe kjo nuk është imponuar nga institucioni”, ka thënë Tahiri.
Nëse ka qenë policia prezentë, Tahiri ka thënë se ‘nuk e kanë monitoruar protestën’ dhe se studentët kanë qenë në ‘numër të vogël’.