Disa aktiviste myslimane janë gjobitur pasi shkuan në një pishinë në Grenoble, të mbuluara. Pesë gratë hynë në pishinë të mërkurën, duke bërë që e gjithë pishina të boshatisej me urdhër të zyrtarëve, u shpreh policia franceze.
“Burkinit” – një lloj veshje plazhi që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës – janë bërë të jashtëligjshme nga shumë bashki franceze që nga viti 2016, me pretendimin se këto kostume prekin ‘vlerat laike’ të Francës. Por, aktivistet insistojnë se ky vendim është i rrënjosur thellë në Islamofobi – frikë apo urrejtje për fenë Islame.
Aktivistet myslimane kërkojnë të drejtën për të zgjedhur çfarë veshin, duke marrë për shembull ata që zgjedhin kostum banje me trup, veç e veç, bikini, braziliane madje edhe nudo, – të gjithë kanë të drejtën e tyre, për sa kohë nuk dëmtojnë askënd.
Ky incident vjen pas debateve të forta mes kryebashkiakut të Grenoble, Éric Piolle, me qeverinë franceze, rreth të drejtës për t’u larë me kostume banje që mbulojnë të gjithë trupin.
Organizata myslimane shprehet se këto ligje janë “diskriminuese” dhe u zotuan ta vazhdojnë betejën e tyre, raporton EuroNews, transmeton Sinjali.
Ndërkohë, Bashkia e Grenoble tha se aktivistet kishin bllokuar hyrjen e të tjerëve në pishinë dhe për këtë arsye ishin kërkuar të largoheshin me forcë, por “qetësisht” dhe “pa dhunë”./Gazeta Sinjali/