image Protestat e sotme në Veri: Lëndohet një zyrtar i Policisë së Kosovës, dëmtohen tri vetura të tyre

Siguri

Protestat e sotme në Veri: Lëndohet një zyrtar i Policisë së Kosovës, dëmtohen tri vetura të tyre

news image

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe tri vetura të Policisë së Kosovës janë dëmtuar sot gjatë protestave në veri pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas njoftimit të tyre, bëhet e ditur se në orët e pasdites gjatë zhvillimit të këtyre protestave, në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat, ndërsa një zyrtar ka pësuar lëndime.

“Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0XCzwrToxBeJddTC4SDsjEJbp4w72waP525dgbywsUyiThh4FVSWpv1mt2bRcqUZ2l?cft[0]=AZURh4Y0nciQ8qmmDpVEwPzvhZBrEEwf1ACM-LWcNCYzODCELry2MjSUsXkUl_H0VOWYb2JACRXhfceIMapU4vcI4DMcceY40j2YHJ_puiFKf9bTu_DqQzRNv3mcmxNkp3DPhC1Ijk2A0KpZeXbbiQKP&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/