image Protesta të dhunshme kundër komunitetit LGBTIQ+ në Gjeorgji

Botë

Protesta të dhunshme kundër komunitetit LGBTIQ+ në Gjeorgji

news image

Në Gjeorgji pati protesta dhe sulme kundër komunitetit LGBTIQ+. Policia raportoi se në mesin e të lënduarve kishte dhe gazetarë.

Ngjarje të dhunshme u zhvilluan në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi ku disa zyra dhe flamuj të komunitetit LGBT janë djegur dhe shumë persona raportohen të lënduar pas sulmeve, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Këto sulme janë iniciuar nga grupet e së djathtës ekstreme dhe si pasojë e këtyre protestave të dhunshme, u anulua një marsh i planifikuar i LGBT-së.

Policia raportoi se 20 gazetarë janë lënduar gjatë protestës.

Diskriminimi në bazë të orientimit seksual është i ndaluar me ligj në Gjeorgji, por shteti i rajonit të Kaukazit vazhdon të mbetet thellësisht konservator./Gazeta Sinjali/