image Dita e nëntë e barrikadave: Përleshja mes protestuesve dhe Policisë në Jarinjë, krejt çka ndodhi sot

Politikë

Dita e nëntë e barrikadave: Përleshja mes protestuesve dhe Policisë në Jarinjë, krejt çka ndodhi sot

news image

Një grup i ultra të djathtëve serbë u grumbulluan të dielën në anën serbe të pikës kufitare, Jarinje, për të mbështetur, siç thanë ata, popullsinë serbe në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky tubim organizoi sfidën dhe u bëri thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë-Hercegovinës që t’i lidhin me Jarinja.

Siç raportoi mediumi serb “KOSSEV”, protestuesit serbë u mblodhën “për të mundësuar kalimin e serbëve nga Kosova”. Aty mbaheshin pankarta si: “Kosova është zemra e Serbisë”. Situata filloi të eskalonte pasi protestuesit vrapuan synuan kordonin e Policisë së Serbisë, për të kaluar andej kufirin që ndanë Kosovën dhe Serbinë. Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, të cilat bënë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

Ndërsa protestuesit filluan të brohorisin dhe kundër NATO-s, sipas disa pamjeve direkte të publikuara në kanalin “Srbin.info”, serbët u dëgjuan duke thënë “FUCK NATO.”

Pak më vonë, situata eskaloi. Protestuesit vrapuan për të kaluar kordonin e Policisë së Serbisë, për të kaluar andej kufirit, në Kosovë.

E gjithë kjo e tensionoi situatën, derisa pati edhe një përleshje mes protestueseve dhe policisë. Në prapavijë, sipas pamjeve direkte u dëgjua edhe një shpërthim, ndonëse nuk dihet se çfarë ndodhi konkretisht në atë pjesë.

Si pasojë e situatës së krijuar, u arrestua një qytetarë i cili u shoqërua në një hapësirë tjetër, për t’u liruar më pas.

Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.

Organizatorët e protestës kanë thënë se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që e kanë pasur të ndaluar që t’i bashkohen protestës së 18 dhjetorit.

Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”.

Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezentë në anën kosovare të pikë kalimit në Jarinjë.

“Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”, ka thënë, Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia.

Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.

/GazetaSinjali/