Policia në Shqipëri ka filluar shpërndarjen e protestuesve nga objekti brenda dhe jashtë selisë së PD-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat atje, shihet se zyrtarët e policisë kanë hyrë edhe në objektin e Partisë Demokratike.
Organizator i protestës ishte ish- kryeministri Sali Berisha.
Gjatë kësaj proteste pat edhe gjuajtje të gazit lotsjellës, gurë, xhama e rrahje mes dy grupeve. Madje, dy persona kanë kërkuar edhe ndihmë në spital.