image Protesta kundër masave të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kukësit procedon dy organizatorët

Shqipëri

Protesta kundër masave të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kukësit procedon dy organizatorët

news image

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht dy persona, pasi ditën e djeshme organizuan një protestë në Pikën Kufitare të Morinës. Qytetarët kundërshtuan një ditë më parë masat e reja të Qeverisë në Kosovë për pandeminë.

Sipas policisë janë proceduar R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, raporton abcnews.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’  dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/