image Protesta e opozitës në Shqipëri, hidhen tymuese në drejtim të parlamentit - VIDEO

Shqipëri

Protesta e opozitës në Shqipëri, hidhen tymuese në drejtim të parlamentit – VIDEO

news image

Pas përfundimit të fjalimit të kreu të PD-së Sali Berishës protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Parlamentit të Shqipërisë, ku kishte prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Deri më tani nuk raportohet për përplasje me policinë. Ndërkohë që jashtë protestohet, brenda në Kuvend ka pasur kaos dhe zhurmë nga deputetet opozitarë, raporton abcnews.al.

Disa prej deputetëve, mes të cilëve edhe Berisha janë përjashtuar për shkak të sjelljes dhe zhurmës së shkaktuar në seancën e së hënës.

/GazetaSinjali/