image Protesta e Berishës: Basha shkon me mëngjes në selinë e PD-së, zbulohet agjenda

Shqipëri

Protesta e Berishës: Basha shkon me mëngjes në selinë e PD-së, zbulohet agjenda

news image

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në seli që në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa nga ora 12:00 do të fillojë protesta e Sali Berishës.

Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.

Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor

“Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve.

Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare.

/GazetaSinjali/