Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka propozuar që të vendoset një pllakë përkujtimore për studentin, Agon Musliu i cili kërceu nga kati i pestë i Qendrës së Studentëve, që shërbeu si karantinë për të gjithë të riatdhesuarit në Kosovë.
Këtë propozim Bunjaku-Rexhepi e bëri gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.
26 vjeçari më herët kishte kërkuar të vetizolohej për shkak të problemeve shëndetësore, por një gjë e tillë ishte refuzuar./GazetaSinjali/