image Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

Kosovë

Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

news image

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka publikuar rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte për vitin akademik 2020/2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 26 tetor deri 07 nëntor 2020, ndërsa gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë  aplikuar rreth 4300 studentë.

Për shkak të gjendjes së pandemisë me COVID-19 dhe masave të fundit nga Qeveria, këtë vit kapaciteti për banim në konvikte është rreth  1600 vende.

Këtu mund ta gjeni linkun e rezultateve.

/Gazeta Sinjali/