image Fillojnë punimet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Kosovë

Fillojnë punimet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

news image

Qendra e Studentëve në Prishtinë në kuadër të planifikimeve për investime në vitin 2020, ka filluar punimet në të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme në kampusin e konvikteve.

Sipas njoftimit nga QS-ja në konviktin numër 5 ka filluar gëlqerosja në të gjitha hapësirat e brendshme, rregullimi i mureve, ndriçimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjeve sanitare.

Po ashtu në konviktin numër 2 ka filluar rregullimi i të gjitha banjove dhe nyjeve sanitare. Gjatë këtij viti Qendra e Studentëve do të vazhdojë edhe me projekte të tjera./GazetaSinjali/