Kryetari i Bashkisë së Osakas në Japoni, Ichiro Matsui është vërshuar nga kritikat pas deklaratës së djeshme, ku tha se burrat duhet të shkojnë të bëjnë pazar dhe jo gratë, pasi këto të fundit vonohen shumë.
Burrat largohen me shpejtësi pasi bëjnë pazar dhe kjo sipas kryetarit të bashkisë është diçka e mirë pasi shmanget kontakti njerëzor në një kohë kur jemi duke u përballur me koronavirusin.
Por reagimet nuk kanë qenë shumë të mira për këto deklarata. Kryebashkiaku Matsui është sulmuar online nga mijëra njerëz të cilët e kanë akuzuar atë si paragjykues dhe që nuk respekton as burrat e as gratë.
Kur u pyet nga një gazetar, 56-vjecari e pranoi se këshilla e tij mund të jetë dukur pak e pa takt, por kjo gjë sipas kryebashkiakut është e vërtetë në familjen e tij. /Gazeta Sinjali/