Todd Boehly është i bindur se Newcastle do të vendoset përkrah skuadrave si Chelsea, Manchester City dhe Liverpool duke formuar një ‘Shtatëshe të Madhe’ në Premier League.
Lidershipi i futbollit anglez tashmë ka një grup të krijuar skuadrash që janë quajtur ‘Gjashtëshe e Madhe’ – Arsenal, Chelsea, Liverpool, Man City, Manchester United dhe Tottenham.
Por Boehly, pronari i ri i Chelseat së bashku me firmën e kapitalit privat Clearlake Capital pas përfundimit të blerjes prej 4.25 miliardë funtesh nga miliarderi rus Roman Abramovich, beson se është vetëm çështje kohe përpara se Newcastle të forcohet si një nga ekipet elitare të vendit.
“Gjashtëshja e madhe do të bëhet shtatëshe e madhe me marrëveshjen saudite për Newcastle”, tha Boehly në konferencën e kapitalit privat SuperReturn International në Berlin të mërkurën, sipas Telegraph.
“Do të ketë mundësi që të gjithë të fitojnë“, u shpreh ai.
Newcastle përfundoi në vendin e 11-të sezonin e kaluar nën drejtimin e Eddie Howe, por duke shkuar në sezonin e tyre të parë të plotë nën pronësinë saudite, ‘Magpies’ pritet të bëhen një “arrë” e fortë e Premier Ligës për vitet në vazhdim.
48-vjeçari beson se Premier Liga është ende e nënvlerësuar, pavarësisht se marrëveshjet për të drejtat televizive arrijnë në miliarda në mbarë botën.
“Ata nuk e kuptojnë se sa e madhe është mundësia e tyre,” shtoi Boehly në ngjarjen në Gjermani.
“Le të kapim fatin tonë dhe të mendojmë se si ta optimizojmë këtë“, deklaruar ai.