image Prona mollë sherri, rrahen fqinjët mes vete në Gjakovë - arrestohen nga Policia

Siguri

Prona mollë sherri, rrahen fqinjët mes vete në Gjakovë – arrestohen nga Policia

news image

Konflikti për pronë në rrugën “Muslim Mulliqi” në Gjakovë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe përleshje fizike katër persona, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, ku personat e përfshirë në përleshje ishin fqinj mes vete, të cilët më pas u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, siç bënë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, dy prej tyre janë ndalur në mbajtje, pasi kishin kanosur viktimën.

“Rreth orës 09:00 jemi njoftuar për një mosmarrveshje mes fqinjësh në rrugën “Muslim Mulliqi” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj, kosovar. Dy nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje (dyshohet se kishin kanosur viktimen mashkull, kosovar)”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar “Kanosje”.

/GazetaSinjali/