Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, ka bërë të ditur se Rusia i ka vrarë 85 fëmijë ukrainas prej kur ka filluar agresioni atje, për 17 ditë.
“Deri në mëngjesin e 13 marsit, 85 fëmijë janë vrarë si pasojë e agresionit rus”.
“Granatimet e qëllimshme dhe brutale të civilëve vazhdojnë. Janë dëmtuar 369 institucione arsimore, 57 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht”, ka shkruar Venediktova në Twitter.