image Prokuroria tregon si po ecin zgjedhjet deri tani

Kosovë

Njoftimi/ Prokuroria tregon si po ecin zgjedhjet deri tani

news image

Prokuroria e Shtetit që është në përcjellje të mbarëvajtjes së procesit të sotëm zgjedhor, ka raportuar se deri tani ka vetëm një rast ku është dashur intervenimi i Prokurorisë dhe lëshimi i vendimit për ndalim 48-orësh.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se janë shumë informata për parregullsi, por nuk ka ndonjë gjë shqetësuese pas verifikimit të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Ky institucion paralajmëron qytetarët se do të ndalohen nëse vërehen duke e fotografuar votën.

Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”. Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se 3 persona janë arrestuar nga Policia me dyshimin për keqpërdorim të votës. /Gazeta Sinjali/