image Prokuroria thotë nuk do të hetohen mediat për procesin e sigurimit të vaksinave, një gazetar pohon se u intervistua

Drejtësi

Prokuroria thotë nuk do të hetohen mediat për procesin e sigurimit të vaksinave, një gazetar pohon se u intervistua

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka reaguar sot duke thënë se pas nisjes së hetimeve rreth procesit të sigurimit të vaksinës antiCOVID, mediat nuk përfshihen, shkruan Gazeta Sinjali.

Por gazetari Parim Olluri, ka demantuar këtë duke thënë se është intervistuar.

Nuk e di sa është i saktë njoftimi i Prokurorisë që thotë se “mediat nuk do të hetohen”. Në mëngjes Krimet e Renda të Policisë zbarkuan në Insajderi. Fillova intervistimin aty. Kërkuan që intervistimi të vazhdojë në stacion policor. Pas pak, bashkë me avokatin e Insajderit jemi të obliguar që të paraqitemi për intervistim në stacion policor”, thotë ai.

Prokuroria Themelore sot përmes një kumtese tha se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve.

/Gazeta Sinjali/