Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë ndaj personit me inicialet H.H., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’.
Në komunikatën e lëshuar për media tregohet se aktakuza është ngritur sot nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prokuroria Speciale aktakuzën kundër të pandehurit me inicialet H.H., e ka ngritur për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Gazeta Sinjali/