image Certifikata të lindjes dhe vërtetime të shtetësisë së Serbisë - Krejt çka iu sekuestrua 5 të dyshuarve për krim të organizuar

Drejtësi

Certifikata të lindjes dhe vërtetime të shtetësisë së Serbisë – Krejt çka iu sekuestrua 5 të dyshuarve për krim të organizuar

news image

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të dyshuarve për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim me migrantë dhe falsifikim i dokumenteve.

Haki Maloku, Bekim Hasani, Sadat Murati, Samed Murati dhe Liridon Muçolli janë dërguar dje në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin veç e veç, deri më 24 prill.

Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se të njëjtit janë marrë me aktivitet kriminal dhe kanë bërë falsifikimin e dokumenteve të ndryshme.

Gazeta Sinjali ka siguruar dokumentin se çka u sekuestrua nga të dyshuarit.

Te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar telefona të ndryshëm, dokumente të Serbisë, kopje të certifikatave të ndryshme, vërtetime të shtetësisë së Serbisë, kërkesë për aplikim për letërnjoftim të Serbisë, lista me emra e numra.

Pesë të dyshuarit kanë bashkëpunuar me tre të dyshuar të tjerë, të cilët po ashtu gjenden në paraburgim nga dita e djeshme.

/GazetaSinjali/