image Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin e sotëm në Veri të Mitrovicës

Kosovë

Konfirmohet/ Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin e sotëm në Veri të Mitrovicës

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali për aksionin e sotëm në Veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, tha se aksioni i sotëm është vazhdimësi i një aksioni të kaluar, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”, konfirmoi Lutfiu për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e sigurta se të dyshuarit janë zyrtarë policorë.

Pas pak detaje të reja…/Gazeta Sinjali/