image Prokuroria refuzon t'ia dorëzojë familjes një kopje të raportit për vdekjen e Astrit Deharit

Kosovë

Zhgënjim/ Prokuroria refuzon t’ia dorëzojë familjes një kopje të raportit për vdekjen e Astrit Deharit

news image

Prindërit e Astrit Deharit, Avni e Xhemile Dehari sot kanë marrë udhë për Prizren, me shpresën se do ta siguronin raportin e ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre, që erdhi dje nga Lozana e Zvicrës.

Avni Dehari tha para mediave se prokurorët nuk ia dhanë raportin me arsyetimin se ai do t’u dorëzohet atyre pasi të përkthehet.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka njoftuar dje se ka pranuar nga autoritetet zvicerane raportin e ekspertizës për rastin e vdekjes në burg të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Prokurori i Shtetit ka thënë se pas përkthimit në gjuhën shqipe do të njoftohet opinioni publik për përmbajtjen e këtij raporti. /Gazeta Sinjali/