image Prokuroria për aksidentin tragjik në Bullgari: Shoferi kishte humbur kontrollin e autobusit

Rajon

Prokuroria për aksidentin tragjik në Bullgari: Shoferi kishte humbur kontrollin e autobusit

news image

Prokurori bullgar, Boris Sarafov në një deklaratë për BTV ka thënë se fajtor për aksidentin me autobusin e “Besa Trans” ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë, ishte vozitësi.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit ndaj autobusit, por edhe shpejtësia e lartë, e cila ndonëse ishte në suaza të sinjalistikës së paraparë”, tha Sarafov, pas hetimeve të organeve hetuese bullgare, raporton Alsat.

Ndryshe tragjedia me autobusin e “Besa Trans” ka ndodhur më 23 nëntor të vitit të kaluar gjatë kthimit nga Turqia për në Maqedoni, ku humbën jetën 45 persona. /GazetaSinjali/