image Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares nga Gjilani që u gjet e varur në lis

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares nga Gjilani që u gjet e varur në lis

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 19-vjeçares nga Gjilani, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë, rast ky për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, i cili tha se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

“Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë në orët e vona se viktima A.M është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur e varur në degën e një lisi, në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë. /Gazeta Sinjali/