image Prokuroria nis hetimet për incidentin me plumb qorr në kioskën e Policisë së Kosovës në Jarinje - Sinjali

Prokuroria nis hetimet për incidentin me plumb qorr në kioskën e Policisë së Kosovës në Jarinje

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një incident në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, ku një plumb qorr goditi kioskën e Policisë së Kosovës, në këtë pikë kufitare.

Sinjali mëson se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Sipas dyshimeve të para të Policisë së Kosovës, predha që e goditi kioskën ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica të Serbisë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: