image Policia konfirmon raportimin e Sinjalit, jep detaje për sulmin në Jarinje

Policia konfirmon raportimin e Sinjalit, jep detaje për sulmin në Jarinje

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një incident në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, ku një plumb qorr ka përfunduar në kioskën e Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit dhe ka dhënë detaje.

Postimi plotë:

Informacion zyrtar

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.

Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem./GazetaSinjali/