image 20 persona janë ndaluar lidhur me zgjedhjet për këto arsye

Kosovë

Prokuroria/ 20 persona janë ndaluar lidhur me zgjedhjet për këto arsye

news image

20 persona janë ndaluar lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin e sotëm zgjedhor, njofton Prokuroria e Shtetit.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, deri më tani janë raportuar disa raste të ndryshme por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor, shkruan Gazeta Sinjali.

Më poshtë janë detajet e personave të ndaluar nëpër qytetet tjera si dhe veprat penale për të cilat dyshohen:

Në rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215.

Në rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” nga neni 213.

Në rajonin e Gjakovës i kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214, “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215, dhe për veprën “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217.

Në rajonin e Gjilanit kemi një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209.

Në rajonin e Mitrovicës i kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211, si dhe tre për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.

Në rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.