image Prokuroria në Serbi e përgjon Vuçiqin dhe familjen e tij

Rajon

Prokuroria në Serbi e përgjon Vuçiqin dhe familjen e tij

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai dhe familja e tij janë përgjuar nga Prokuroria e Shtetit për një vit e gjysmë.

Vuçiq thotë se e di se kush qëndron pas këtyre përgjimeve dhe se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë rast.

“Kurir” shkruan se përveç kreut të shtetit, ekzistonte edhe një listë e plotë e personave që ishin duke u përgjuar, përcjell Gazeta Sinjali.

Shënjestër e përgjimeve kanë qenë bisedat dhe punët e familjes së presidentit serb, vëllait të tij, Andrej Vuçiq, djalit të madhe të Vuçiqit, Danilo Vuçiq, si dhe bisedat me drejtorin e BIA-së, Bratislav Gashiq, Milosh Vuçeviq.

Se Vuçiq ka qenë pre e përgjimeve e konfirmoi edhe ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.

Sipas mediave në Serbi, ka nisur një hetim i gjerë dhe i hollësishëm, i cili ka nxitur edhe shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë./Gazeta Sinjali/