image Rasti i 400 kg kokainë/ Avokati Berisha: Prokuroria dhe Gjykata po eksperimentojnë me të drejtat e njeriut

Drejtësi

Rasti i 400 kg kokainë/ Avokati Berisha: Prokuroria dhe Gjykata po eksperimentojnë me të drejtat e njeriut

news image

Po bëhen gati 1 vit prej kur Policia e Kosovës ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë që u transportua nga Shqipëria në Kosovë. Në lidhje me këtë rast, prapa grilave janë ende afaristi i njohur, Izet Sheqiri bashkë me stafin e tij.

Çështja e Sheqirit ende nuk ka shkuar në gjykim dhe për këtë ka reaguar avokati, Besnik Berisha.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo që po ndodh me Sheqirin është padrejtësi dhe fajin ia lë Prokurorisë dhe Gjykatës të cilat kanë zhvilluar hetime për rreth një vit.

“Rasti i sekuestrimit te 400 kg kokainë, për bindjen time është një prej rasteve më skandaloze të pasluftës që akoma mbahet në sirtarët e Prokurorisë, të cilët, përkundër që kanë zhvilluar plote një vit hetim, akoma nuk e marrin guximin për t’i thënë të vërtetën opinionit publik, apo për ta çuar çështjen në gjykim për t’i ndëshkuar fajtorët e liruar te pafajshmit”, ka shkruar avokati Berisha.

Ai tha se Sheqiri është një afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndërgjegjshëm, i cili po vazhdon të mbahet kundërligjshëm në paraburgim.

“Mjerisht, përderisa Prokuroria dhe Gjykata eksperimentojnë me të drejtat e njeriut, me shpresën se do zbulojnë “ujin” e nxehtë për kokainën që Policia dhe Prokuroria në Prishtinë e sollën vet, një afarist i suksesshëm dhe një qytetar i ndërgjegjshëm vazhdon të mbahet kundërligjshëm në paraburgim, bashkë me stafin e tij”, ka deklaruar Berisha.

Postimi i plotë:

(PA) DREJTESIA ne rastin e 400 kilogrameve kokaine

Nese se keni harruar, deshtimin e pata paralajmeruar para nje viti, kurse sot po e ndaj me ju ndeshkimin e te pafajshmeve per shkak te deshtimit te profesionisteve.

Rasti i sekuestrimit te 400 kg kokaine, per bindjen time eshte nje prej rasteve me skandaloze te pasluftes qe akoma mbahet ne sirtaret e Prokurorise, te cilet, perkunder qe kane zhvilluar plote nje vit hetim, akoma nuk e marrin guximin per t’i thene te verteten opinionit publik, apo per ta cuar ceshtjen ne gjykim per t’i ndeshkuar fajtoret e liruar te pafajshmit.

Ka plote nje vit qe Prokuroria e maskon deshtimin e tyre per ta zbuluar pronarin e vertete te asaj substance narkotike, e cila me dijenine e tyre, nen percjelljen e Policise, u mor nga Italia dhe u dergua tek nje biznes serioz ne Prishtine dhe kete maskim e bejne duke kerkuar vazhdimisht zgjatjen e paraburgimit per persona te pafajshem, sic eshte edhe afaristi Izet Sheqiri.

Perkunder qe ASNJE prove nuk eshte siguruar qe nje vit, qe implikon direkt apo indirekt Izet Sheqirin dhe stafin e tij, drejtesia ne kete rast mungon e per pasoje te pafajshmit dhe familjet e tyre po vuajne cdo dite dhe nuk po shohin drite.

Ne nje vend normal, me nje siguri juridike minimale, sot Izet Sheqiri dhe stafi i tij ose do duhej te ishin ne gjykim, si rezultat i nje aktakuze te ligjshme e te mbeshtetur ne prova, o ne shtepi me familjen e tyre, te lire per te jetuar e punuar.

Mjerisht, perderisa Prokuroria dhe Gjykata eksperimentojne me te drejtat e njeriut, me shpresen se do zbulojne “ujin” e nxehte per kokainen qe Policia dhe Prokuroria ne Prishtine e sollen vet, nje afarist i suksesshem dhe nje qytetar i ndergjegjshem vazhdon te mbahet kunderligjshem ne paraburgim, bashke me stafin e tij.

Kesaj nuk i thone drejtesi.

Kjo s’ka emer tjeter pervecse padrejtesi!

/GazetaSinjali/