image Prokurori Special flet për Sinjalin, konfirmon se do të arrestohen mbi 20 zyrtarë policorë - Sinjali

Prokurori Special flet për Sinjalin, konfirmon se do të arrestohen mbi 20 zyrtarë policorë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për aksionin “Pika 2” që po zhvillohet nga Inspektorati Policor i  Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, në pikën kufitare në Vërmicë.

Lidhur me aksionin për Gazetën Sinjali ka folur prokurori special Haki Gecaj, i cili e ka konfirmuar se aksioni ka nisur dhe pritet arrestimi i më shumë se 20 policëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.  

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokurorët e Departamentit për Krim të Organizuar dhe krime të tjera në kompetencë të PRSK-së që kanë zhvilluar hetimet në këtë rast janë Burim Çerkini dhe Haki Gecaj.

Përveç zyrtarëve policorë të Kosovës, sipas burimeve të Sinjalit në pranga do të bien edhe zyrtarë policorë të Shqipërisë, të cilët dyshohen se për muaj të tërë u kanë  mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin