image Prokurori i përgjithshëm ukrainas: Mbi 400 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse deri më tani

Botë

Prokurori i përgjithshëm ukrainas: Mbi 400 fëmijë të vrarë nga sulmet ruse deri më tani

news image

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se të paktën 437 fëmijë janë vrarë nga sulmet ruse deri më tani.

Në një deklaratë në faqen e internetit të zyrës, zyrtarët shtuan se 837 fëmijë janë plagosur, por vunë në dukje se shifra mund të jetë më e lartë pasi informacionet nga zonat e pushtuara nga forcat ruse janë ende duke u verifikuar, shkruan Sky News.

“1274 fëmijë u prekën në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur në shkallë të plotë të Rusisë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 16 mijë e 295 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës, por Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

/GazetaSinjali/