image Projektligji i ri për Zyrtarët Publik e “tmerron” Tahirin: Asesi nuk duhet të kalojë

Politikë

Projektligji i ri për Zyrtarët Publik e “tmerron” Tahirin: Asesi nuk duhet të kalojë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë proceduar në konsultime paraprake projektligji për pagat në sektorin publik dhe projektligji për zyrtarët publikë.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai thotë se është i tmerruar nga provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në adminstratë publike.

Tutje ai shton se ky ligj nuk duhet të kalojë.

“Duke e lexuar Projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, jam i tmerruar me provizionet që parapërcaktojnë dhe lejojnë hapësirë për ndërhyrje politike në adminstratë publike. Ky Projektligj qenka një sulm i drejtpërdrejtë ndaj administratës shtetërore dhe shërbimit civil pa përjashtim. Është kundër gjithëçkaje që është arritur me BE-në dhe Sigma me reforma në dekadën e fundit. Projektligji i ri për Zyrtarët Publik, respektivisht Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë qartazi nene kundërkushtetuese, që në esencë janë fshisë e hekurt kundër menaxhmentit drejtues të administratës shtetërore. Ky Ligj nuk duhet të kalojë, assesi”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/