image Profesori universitar Rrahman Paçarizi, fshin statusin pasi e kritikoi Kurtin

Kosovë

I bie "pishman"/ Profesori universitar Rrahman Paçarizi, fshin statusin pasi e kritikoi Kurtin

news image

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, ka fshirë statusin e tij në facebook, pasi  kritikoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ish anëtari i Bordit të RTK-së përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me statusin e Kurtit duke e thubuar atë. Ai e ka këshilluar liderin e Vetëvendosjes që ta quajë ekipin përfaqësues të Kosovës si Kombëtare.

“Albin, TRIBUNAT e jo TRIBINAT. Nejse, kur i fiton zgjedhjet s’ka dert, nuk t’i veren kush gabimet????.Edhe ndonje gabim tjeter, por po ta falim. Ama duhet me thene kombetarja e Kosoves e jo ekipi, po hajt se mesohesh”, ka shkruar Paçarizi.

Por, pas këtij shkrimi, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi i ka rënë “pishman” për statusin e shkruar në facebook.

Ai e ka fshirë postimin ndërsa nuk dihen arsyet pse e ka bërë një gjë të tillë.

Mbrëmë, Albin Kurti ka ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi nga tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. /Gazeta Sinjali/