image Profesori turk sugjeron tableta shtëpiake për Koronavirusin

Këshilla/ Profesori turk sugjeron tableta shtëpiake për Koronavirusin

news image

Profesori turk, Erdem Yesilada që shërben si shef i Departamentit të Farmakognozisë dhe Fitopatologjisë ka sugjeruar që qytetarët të përdorin tableta që mund të prodhohen në shtëpi karshi rrezikut për prekje nga Koronavirusi, transmeton Gazeta Sinjali.

Yesilada sugjeroi që këto tableta të mos përmbajnë sheqerna, dhe të përdoren deri në 6 copë për çdo ditë.

“Arsyeja pse është e rëndësishme të përdoret ky medikament është për faktin se këto kapsula u ngjiten në gojë dhe përgjatë kohës sa e mbani në gojë së paku një orë nuk do hani apo pini asgjë”, shprehet Yesilada, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto kapsula do shërbejnë si antioksidantë shërues, do ua shtojnë shpejtësinë metabolike, do ua shtojnë edhe imunitetin dhe do ua rrisin nxehtësinë trupore.

Ato mund të pregatiten shumë thjeshtë me një recetë shtëpiake dhe koha e pregatitjes nuk zgjat më shumë se 15 minuta.

Krejt çka ju nevojitet është t’i përzieni një gotë uji mjaltë, një lugë ëmbëlsire xhenxhefil, një lugë shafran, një lugë ëmbëlsire kanellë, një lugë karafil, dy copëza limoni të shtrydhur dhe t’i lini të vlojnë për 5 minuta, e t’i vendosni në formë tabletash të vogla dhe t’i lini për 20 minuta ftohje në frigorifer. Kjo përzierje është edhe organike edhe e shëndetshme si rrjedhojë e përmbajtjes që ka në përzierjen e saj./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=7uonMbaq4w4