Ngacmimet seksuale në shkolla dhe në universitete nga ana e stafit pedagogjik janë një problem shumë shqetësues në Shqipëri.
Një rast i tillë i ngacmimit të studentëve është edhe një video që po qarkullon në mediat sociale. Në këtë video shihet një profesor, i cili e prek studentën derisa ajo është duke e zgjidhur një detyrë në dërrasë të zezë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, profesori në video është me inicialet D.S., i cili ligjëron në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Ai e prek dhe e fërkon për disa sekonda studenten, teksa i shpjegon një ushtrim në dërrasë, ndërsa videoja është filmuar nga studentët e tjerë.
Nuk dihet koha se kur është filmuar videoja, por sipas denoncuesit kjo nuk është hera e parë që pedagogu në fjalë, i cili duhet theksuar se është në moshë, bën të tilla gjeste e veprime të turpshme në auditor./Gazeta Sinjali/