Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer ka kritikuar komitetin për Politikë të Jashtme që kishte zgjedhur të dëgjonte një dëshmitar të vetëm, emisarin Gabriel Escobar.
Ai pati probleme edhe me dëshminë e Escobarit duke thënë që nuk ishte përmendur fare mos-gatishmëria e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.
“Ai ngulmoi që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe për të koordinuar kulturën, arsimin dhe shërbimet publike është gurëthemel. Por dështoi të shpjegonte pse ShBA-ja nuk ka ngulmuar në quid pro quo në marrëveshjen e vitit 2013. Ajo ishte zgjatim i kushtetutës së Kosovës për komunat me shumicë serbe në veri”, tha Serwer.
Server konsideron që pyetjet e shtruara nga kongresmenët ishin të duhura.
“Kryeuesi Tom Kean donte të dinte në ShBA-ja do të bëjë më shumë presion ndaj presidentit Vuçiq nëse kryeministri i Kosovës vazhdon tutje me Asociacionin. Gejbi e tha një përgjigje “absolutisht” të bindur dhe shumë të shpejtë dhe vazhdoi me pretendimin se marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Qartësisht nuk e bën”.”– shprehet z. Serwer”, u shpreh ai.
Më tej, z. Serwer shton se nuk ka prova në publik se Serbia ka larguar protestuesit dhe se është pajtuar që qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhjet e reja për kryetarë komunash në veri të vendit duke pretenduar se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në kanalet diplomatike.
“Ata (administrata Biden) vazhdimisht shmangu çfarëdo kritike serioze ndaj Serbisë dhe vazhdoi ta mbante Kosovën parimisht, nëse jo ekskluzivisht, përgjegjëse për tensionet e fundit. Nuk pati shenja se Gejbi (Gabriel Escobari) po dëgjonte indikacionet e përsëritura se vyente një qasje më e rreptë ndaj Serbisë,” – shkruan z. Serwer në editorialin e tij.
Ai tutje thotë që megjithatë ka pasur dy lëshime gjatë deklarimeve të Escobarit.
“Gejbi s’e përmendi Ballkanin e Hapur, iniciativën e Beogradit që duket se ka marrë vdekjen e merituar. Por idetë e këqija kurrë nuk vdesin në Ballkan. Ata kthehen si zombi për ta përndjekur rajonin. Veç prisni pak vite, ose ndoshta pak muaj. Do të kthehet, bashkë me ndarjen”, shkroi ai.