image Serwer: Thaçi të japë dorëheqje nëse i vërtetohet aktakuza nga Specialja

Politikë

Serwer: Thaçi të japë dorëheqje nëse i vërtetohet aktakuza nga Specialja

news image

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serëer, ka kërkuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të Republikës së Kosovës, nëse aktakuza e tij nga Gjykata Speciale konfirmohet në korrik.

Sipas tij, këtë duhet ta bëjë me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për ta mbrojtur veten. Shembuj thotë Serëer, ka mjaftueshëm, duke nisur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

“Nëse padia konfirmohet në korrik, presidenti Thaçi duhet të jep dorëheqje me dinjitet dhe të shkojë në Hagë për të mbrojtur veten. Për këtë, ka precedent të mjaftueshëm: ish-kryeministri Haradinaj dy herë dha dorëheqje për të mbrojtur veten në Hagë, me sukses”, ka thënë ai.

Si rrjedhojë, ai gjykon se në krye të shtetit duhet të vijë një kandidat jopolitik e ngjashme me ish-presidentin Atifete Jahjaga.

Serëer deklaron se Kosova duhet ta stabilizojë vetën, së pari duke i përfunduar sulmet ndaj serbëve dhe pronave të tyre dhe duke iu dhënë fund grindjeve të brendshme brenda popullatës shqiptare.

Ai ka shtuar se takimi në Uashington nuk shihej si i mirë dhe anulimi i saj nuk është humbje për askënd./Gazeta Sinjali/