image Serwer: Marrëveshja Kosovë – Serbi mund të arrihet brenda disa muajsh

Politikë

Serwer: Marrëveshja Kosovë – Serbi mund të arrihet brenda disa muajsh

news image

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, ka thënë se është i bindur se do të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë brenda disa muajsh, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer vlerësoi se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është një sinjal pozitiv, por siç tha ai,  “ata nuk duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ”.

Ai tha se presidenti serb e bëri të qartë se nuk është i gatshëm të ndërmarrë “hapa të guximshëm siç është njohja e pavarësisë së Kosovës” përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Serbi.

“Kur bëhet fjalë për Kurtin, ka disa çështje. Çfarë mund të presë të fitojë nga e gjithë kjo. Ai do ta bëjë atë pyetje dhe do të kërkojë një përgjigje adekuate për të “, tha Serwer.

Serwer megjithëse është i bindur se do të arrihet një zgjidhje, beson se para kësaj duhet të ndodhin shumë gjëra, me referencë të veçantë për “njohjen e Beogradit se ai ka humbur sovranitetin e tij mbi Kosovën”.

“Unë nuk pres që Beogradi të sundojë përsëri Kosovën. Për këtë nuk mund të flitet, por mendoj se ata mund të jenë vende miqësore dhe shpresoj kështu. Nuk ka asnjë logjikë që mes tyre të ketë konflikt diplomatik ose ushtarak”, thotë Serwer.

./GazetaSinjali/