image Profesionistët shëndetësorë: Kosova drejt fundit të valës së Omicronit
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Profesionistët shëndetësorë: Kosova drejt fundit të valës së Omicronit

news image

Numri i rasteve ditore me koronavirus gjatë muajit janar shkonte mbi 4 mijë, derisa situatë tjetër është gjatë shkurtit.

Sipas infektologut, Hamdi Ramadani piku i infektimeve me variantin Omicron në Kosovë ka qenë gjatë janarit.

“Gjatë janarit ishte piku i infeksioneve. Një numër shumë i madh i qytetarëve e kaluan infeksionin duke sjellë rënie të shifrave në muajin pasues”, thotë Ramadani.

Ai thotë se megjithatë vaksinimi me dozën e tretë duhet të vazhdojë dhe respektimi i masave po ashtu.

Nga ana tjetër pulmologu, Flamur Marku thotë se kjo rënie e shifrave ditore rrjedhimisht ka ndikuar edhe në numrin e personave që kërkojnë shërbime në Klinikën e Pulmologjisë.

“Ditëve të fundit si nga rezultatet e publikuara nga IKShPK-ja ashtu edhe nga praktika jonë kemi një rënie të rasteve COVID pozitiv që kërkojnë ndihmë si pasojë e komplikimeve që sjellë virusi. Kjo për fat të mirë është një shenjë që po shkojmë drejt fundit të valës së Omicronit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Marku thotë se pavarësisht lehtësimit të masave, qytetarët me imunitet të dobësuar duhet të kenë kujdes pasi virusi mund të dëmtojë shëndetin e tyre.

Në Kosovë me 5 shkurt ka pasur një relaksim të masave anti-COVID, por vazhdojnë të ekzistojnë kufizime sidomos për grumbullimet në ambiente të brendshme si dhe ora policore pas mesnate.

/GazetaSinjali/