Producenti i njohur kosovar Florent Boshnajku, është zgjedhur të jetë producent muzikor i Festivalit të Këngës në Radio Televizionit Shqiptar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Te dashtun . Sivjet me nje ekip te mrekullueshem do te jem Producent Muzikor i festivalit te RTSh”s ne Tirane”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Boshnjaku është shprehur falënderues për institucionet në Tiranë, që e vlerësuan punën e tij.
Më tutje producenti kosovar i ka uruar fat të gjithë pjesëmarrësve në këtë edicion.
Festivali i Këngës në RTSH është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare./Gazeta Sinjali/